Shoqeria Kulturore Artistike “JAHI HASANI” ftohet te mare pjese me pika artistike ne nje iftar te perbashket qe organizohet ne Tetove nga Komuna e Bajram Pashes nga Turqia.
Komuna e Tetovës në bashkëpunim me komunën Bajram Pasha nga Turqia, të mërkurën (17 Gusht 2011), në sheshin “Iliria” do të organizojë pritjen e iftarit.Ftohen të gjithë qytetarët të marrin pjesë në këtë iftar të përbashkët. Komuna e Tetovës edhe njëherë ua uron muajin e bekuar të Ramazanit të gjithë besimtarëve mysliman, me dëshirën që ky muaj i sakrificës të transmetojë paqe, hare, mirëqenie e begati në shtëpinë e secilit.Shpresojmë që iftari i përbashkët që do të shtrohet në sheshin “Iliria” do të jetë një pjesë e përmbushjes së idealeve të muajit të shenjtë të Ramazanit që janë për sakrificë e solidaritet njerëzorë dhe ndihmë për njëri-tjetrin.