Home Aktivitete SH.K.A “Jahi Hasani”, organizoi program festiv për ardhjen e mërgimtarëve dhe përfundimin...

SH.K.A “Jahi Hasani”, organizoi program festiv për ardhjen e mërgimtarëve dhe përfundimin e vitit

431
0
SHARE

Me program festiv të organizuar bashkërisht nga Shoqëria Kulturore Artistike “Jahi Hasani” dhe nxënësit e shkollës fillore “Përparimi” të fshatit Çegran, në hapësirat e shkollës së fshatit u mbajt program kulturor me rastin e ardhjes së mërgimtarëve dhe përfundimit të vitit 2013.

Për të nderuar organizatorët dhe shoqërinë kulturore artistike për sukseset e arritura në vitin 2013, në manifestim morën pjesë kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, kryetari i Këshillit Komunal, Nasir Musliu, shefi i kabinetit Bashkim Hasani, drejtori i shkollës Lulëzim Zeqiri, kryetari i SH.K.A “Jahi Hasani”, Zani Memedi si dhe udhëheqës të institucioneve lokale dhe qendrore nga fshati Çegran.

“Jam këtu për ta nderuar Shoqërinë Kulturore Artistike “Jahi Hasani”,  për ti nderuar këto djem dhe vajza për shkak se këta me punën e tyre na kanë prezantuar jo vetëm si çegranas por si qytet i Gostivarit në të gjitha territoret shqiptare dhe në shumë qytete dhe shtete ndërkombëtare. Ata me punën e tyre të palodhshme, me këngët dhe me vallet e tyre i tregojnë doket, traditat dhe zakonet e shqiptarëve. Shoqëria Kulturore Artistike “Jahi Hasani” në të gjitha manifestimet ku merr pjesë e prezanton të kaluarën historike të qytetarëve shqiptar të komunës së Gostivarit. Ne gjithmonë e kemi mbështetur këtë shoqëri, por edhe në të ardhmen do i mbështesim këto djem dhe vajza se ata nuk punojnë për interesat e veta, por ata punojnë për interesat kombëtare të popullit shqiptar, ne do e mbështesim këtë shoqëri që të zhvillohet sa më shumë” tha kryetari Bejta duke uruar këtë shoqëri që edhe në të ardhmen të vazhdojnë me sukseset.

Kryetari i SH.K.A “Jahi Hasani”, Zani Memedi në fjalimin e tij tha se ky është viti më i suksesshëm për ta për shkak të pjesëmarrjeve, çmimeve dhe mirënjohjeve të shumta që ka fituar kjo shoqëri në vend dhe jashtë vendit. Memedi gjithashtu falënderoi edhe komunën e Gostivarit, për mbështetjen e vazhdueshme si dhe mediat për prezantimin e tyre.

Ndërkohë, drejtori i shkollës Lulëzim Zeqiri në emër të gjithëve të punësuarve dhe nxënësve uroj shoqërinë për sukseset e arritura dhe tha se aty ku ka nxënës të mirë, aty mund të ketë shoqëri kulturore artistike të cilat sa më mirë që mund ta përfaqësojnë vendin tonë. Drejtori Zeqiri falënderoi edhe kryetarin e komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta për investimet që i ka bërë komuna për shkollën “Përparimi”, me çka janë krijuar kushte më të mira për shkollën.

Shoqëria Kulturore Artistike “Jahi Hasani”, gjatë vitit 2013, ka marr pjesë në mbi 30 organizime në vendin tonë por edhe në shtetet e rajonit, por edhe më gjerë. Për këtë qëllim, anëtarët e shoqërisë para të pranishmeve e prezantuan edhe dokumentarin e përgatitur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here