Me 25.02.2010 (E enjte) në ora 19.00 te salla e sporteve “Rinia” në Gostivar u mbajtë koncerti humanitar (me qëllim të grumbulllimit të ndihmave) kushtuar banorëve të qytetit të Shkodrës dhe rrethinës të cilët u kapluan nga vërshimet e mëdha. Pjesmarës ishin solistë dhe grupe nga estrada shqiptare. Pjesmarës në këtë koncert humanitar ishte edhe SHKA “Jahi Hasani” – fshati Çegran.