Home Aktivitete “Randevu arsimore” në Gostivar

“Randevu arsimore” në Gostivar

358
0
SHARE

28.10.2011
Rreth 500 nxënës nga 32 shkolla të mesme profesionale nga e gjithë Maqedonia, ishin pjesë e manifestimit tradicional “Randevu arsimore”, nikoqir i të cilit sivjet ishte Shkolla e mesme ekonomike komunale e Gostivarit.

Ky manifestim i cili ka karakter garues, organizohet për të 6-ën herë radhazi nga ana e Asociacionit Rinor të Shkollave të Mesme Profesionale të Maqedonisë (MASSUM).

Në emër të kryetarit të komunës, të pranishmit në hapjen solemne të manifestimit i përshëndeti dhe u uroi sukses udhëheqësi i Sektorit për arsim, Shpend Kaprolli. “Në fjalët që u thanë nga konfernsieret në lidhje me mikpritjen gostivarase, mendoj se jeni bindur që në fillim  të qëndrimit tuaj në Gostivar. Komuna e Gostivarit investon në arsim dhe mbështet çdo aktivitet dhe manifestim në drejtim të përparimit të të rinjve, sepse rinia është ardhmëria jonë. Uroj që të kaloni çaste të bukura në qytetin tonë, ndërsa në gara të arrini rezultate sa më të mira”, tha mes tjerash z. Kaprolli.

“28 tetori I vitit 2011 do të shënohet në analet e shkollës sonë, krahas ditëve tjera të suksesshme në historikun e kësaj shkolle. Shpresoj se do të tregohemi nikoqirë të mirë dhe prej Gostivari do të bartni ,e vete kujtime të mira”, tha drejtori I shkollës, Toni Efremoski.
“Përgëzoj nxënësit e shkollës sonë dhe stafin mësimdhënës të cilët asistuan në organizimin e mrekullueshëm të këtij evenimenti”, theksoi zv/drejtori, Shpëtim Elezi.

Hapja solemne u përcoll edhe me një program kulturor zbavitës nga Shoqeria Kulturore Artistike “Jahi Hasani” , si dhe një koktej me ushqime tradicionale gostivarase.

Nxënësit pjesëmarrës, në dy ditët e këtij manifestimi dëshmuan potencialet dhe shkathtësitë e tyre në përgatitjen e video reklamave, planeve të marketingu, intervista për punë, fjalim publik, dizajnim të faqeve elektronike, pllakate dhe fotografi.

Në kuadër të manifestimit, ndërmarrje të ndryshme të Gostivarit Manifestimin “Randevu arsimore” financiarisht e ndihmoi Komuna e Gostivarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here