Home Aktivitete SH.K.A “Jahi Hasani” në mënyrë dinjitoze prezanton Gostivarin dhe Pollogun në Vlorë

SH.K.A “Jahi Hasani” në mënyrë dinjitoze prezanton Gostivarin dhe Pollogun në Vlorë

370
0
SHARE

Shoqëria Kulturore Artistike “Jahi Hasani”, nga Çegrani i Gostivarit, në mënyrë dinjitoze e ka prezantuar Gostivarin dhe rajonin e Pollogut në manifestimet që janë organizuar në qytetin e Vlorës me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
“Shoqëria jonë nga data 25 e deri me 28 Nëntor, mori pjesë në manifestimet për të shënuar 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Morëm pjesë në momentin kur u ngrit flamuri në Vlorë, por edhe në të gjitha momentet tjera më interesante që ishin. Me grupin tonë folklorik tre herë i prezantuam kostumet tradicionale të rajonit të Gostivarit. Kemi vallëzuar, kemi kënduar dhe kemi defiluar në rrugët dhe sheshet e Vlorës, për katër ditë me radhë. Vallja e Lirisë dhe shpalosja e flamurit gjigant ka qenë atraksion për publikun në Vlorë, të cilët e priten shumë mirë paraqitjen tonë. Përveç publikut në Vlorë, edhe shikuesit e RTSH-së, kanë pasur mundësi që ta shohin prezantimin tonë, sidomos me datë 27 nëntor, kur është bërë transmetimi direkt nga Vlora”, tha për Radio VALA, kryetari i SH.K.A “Jahi Hasani”, Zani Memedi. 
Në emër të Bashkisë së Vlorës dhe të kryetarit Shpëtim Gjika, për SH.K.A “Jahi Hasani”, ka arritur letër në shenjë falënderimi dhe mirënjohje për përformancën dhe për pjesëmarrjen e SH.K.A “Jahi Hasani”, në manifestimet në Vlorë, 
“Ne cilësinë e Koordinatorit kryesor të Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar , mbajtur në Vlorë prej datës 25 deri 28 Nëntor 2012 , si dhe me autorizim nga kryetari i Bashkisë së Vlorës, z. Shpëtim Gjika, dua t’ju përcjell falënderimet më të sinqerta për gjithçka ju mundët të bënit në qytetin e Vlorës, gjatë ditëve të qëndrimit në këtë qytet, me rastin e Festes së Madhe të Pavarësisë. Performancat që grupet realizuan, jo vetëm në Skenën e Festivalit por, mbi të gjitha, në rrugë, sheshe, trotuare e kudo i dhanë festës tonë të përbashkët, entuziazëm dhe atmosferë të jashtëzakonshme duke derdhur nëpër rrugët e qytetit ritme dhe ngjyra të magjishme të folkut shqiptar. Palodhshmëria e të gjithë artistëve dhe drejtuesve që shoqëronin këto grupe tregoi edhe një herë se dashuria dhe respekti i shqiptarëve për Flamurin dhe Kombin mbetet unikale. Ju bëtë që për katër ditë me radhë qyteti i Flamurit të duket më i bukur, më i gjallë , më entusiazt dhe më atraktiv se çdo herë më parë në historinë e vet. Qytetarët e Vlorës dhe të gjithë ata që në këto ditë ishin mysafirë në këtë qytet me rastin e 100 Vjetorit, do t’ju kujtojnë gjatë dhe do t’ju jenë përherë mirënjohës. Bashkia e Vlorës u është shumë mirënjohëse për gjithçka ju bëtë për ti shtuar edhe më shumë ngjyrat dhe atmosferën festës së 100 Vjetorit dhe do të gjejë rastin që këtë mirënjohje ta shoqërojë edhe me dokumentin zyrtar të çertifikuar nga Kryetari i Bashkisë”, thuhet në letrën Koordinatorit kryesor të Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar, mbajtur në Vlorë, Sejmen Gjikoli. 
Në festivalin Mbarëkombëtar që është mbajtur në Vlorë me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, nga Maqedonia përveç SH.K.A “Jahi Hasani” nga Çegrani i Gostivarit, kanë marr pjesë edhe Ansambli i Valleve “Ibe Palikuqi” nga Shkupi dhe Shoqëria Kulturore Artistike “Karshiaka” nga Shkupi. /Radio VALA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here