Home Aktivitete “Jahi Hasani”, merr mirënjohje nga Vlora

“Jahi Hasani”, merr mirënjohje nga Vlora

359
0
SHARE

Shoqëria Kulturore Artistike “Jahi Hasani”, nga Gostivari, në mënyrë dinjitoze e ka prezantuar Gostivarin dhe rajonin e Pollogut në manifestimet që janë organizuar në qytetin e Vlorës me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në emër të Bashkisë së Vlorës dhe të kryetarit Shpëtim Gjika, për SH.K.A “Jahi Hasani”, ka arritur letër në shenjë falënderimi dhe mirënjohje për përformancën dhe për pjesëmarrjen e SH.K.A “Jahi Hasani”, në manifestimet në Vlorë,

“Performancat që grupet realizuan, jo vetëm në Skenën e Festivalit por, mbi të gjitha, në rrugë, sheshe, trotuare e kudo i dhanë festës tonë të përbashkët, entuziazëm dhe atmosferë të jashtëzakonshme duke derdhur nëpër rrugët e qytetit ritme dhe ngjyra të magjishme të folkut shqiptar. Palodhshmëria e të gjithë artistëve dhe drejtuesve që shoqëronin këto grupe tregoi edhe një herë se dashuria dhe respekti i shqiptarëve për Flamurin dhe Kombin mbetet unikale. Ju bëtë që për katër ditë me radhë qyteti i Flamurit të duket më i bukur, më i gjallë , më entusiazt dhe më atraktiv se çdo herë më parë në historinë e vet. Qytetarët e Vlorës dhe të gjithë ata që në këto ditë ishin mysafirë në këtë qytet me rastin e 100 Vjetorit, do t’ju kujtojnë gjatë dhe do t’ju jenë përherë mirënjohës. Bashkia e Vlorës u është shumë mirënjohëse për gjithçka ju bëtë për ti shtuar edhe më shumë ngjyrat dhe atmosferën festës së 100 Vjetorit dhe do të gjejë rastin që këtë mirënjohje ta shoqërojë edhe me dokumentin zyrtar të certifikuar nga Kryetari i Bashkisë”, thuhet në letrën Koordinatorit kryesor të Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar, mbajtur në Vlorë, Sejmen Gjikoli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here