Gostivar, 29 prill – Manifestimet e shumta brenda muajve të kaluara, kanë shtuar aktivitetet dhe përgatitjet e nevojshme brendapërbrenda Shoqërisë Kulturo Artistike “Jahi Hasani”, nga fshati Çegran. Shumë aktivitete të realizuara brenda muajve të kaluara si dhe aktivitetet e parapara për muajt në vijim, kanë bërë që hapësirat e Shoqërisë Kulturo Artistike “Jahi Hasani”, të jenë të frekuentuara thuajse për çdo ditë.
Kryetari i Shoqërisë Kulturo Artistike “Jahi Hasani”, Zani Mehmeti, thekson se brenda katër muajve të para të vitit, shoqëria ka marrë pjesë në tre evenimente të ndryshme kulturore, disa nga këto me karakter human, siç ishte koncerti humanitar në ndihmë të vogëlushes Shadije Fetai.
Pjesëmarrja dhe prezantimet e radhës nëpër evenimente të ndryshme kulturore, ka bërë që anëtarët e Shoqërisë Kulturo Artistike “Jahi Hasani”, nga fshati Çegran, ditëve të fundit të jenë aktiv në përgatitjet e tyre para ngjitjes në skenë, në më tepër manifestime, si brenda ashtu edhe jashtë shtetit. Aktiviteti i radhës do të jetë gjatë muajt maj, me pjesëmarrjen e kësaj shoqërie në festivalin mbarëkombëtarë “Hasi Jehon” që do të mbahet në Prizren të Kosovës.
Ndër pikat më të rëndësishme të programit artistik Shoqërisë Kulturo Artistike “Jahi Hasani”, nga fshati Çegran, vazhdon të mbetet vallja popullore e njohur si Vallja e Rudinës, veçoritë e së cilës, në shumë manifestime kulturore kanë sjellë shpërblime për këtë shoqëri.