Home Festivalet "Hasi Jehon 2010" Gjonaj – Prizren

"Hasi Jehon 2010" Gjonaj – Prizren

323
0
SHARE
Prizren, 30 prill – Drejtuesit e festivalit tradicional folklorik “Hasi Jehon” kanë deklaruar se janë duke finalizuar përgatitjet për edicionin XXI të kësaj ngjarjeje kulturore, që mbahet nga 2 deri më 4 maj në fshatin Gjonaj të Prizrenit. Në këtë manifestim të valleve dhe këngëve burimore shqiptare, sipas udhëheqësve të shoqërisë kulturore artistike “Malësori”, në konkurrencën garuese do të paraqiten mbi 20 grupe të valltarëve, si dhe pesë rapsodë individualë, bashkë me mysafirë të tjerë të ftuar.
“Edhe këtë edicion do të kemi risi dhe befasi për publikun. Në garë do të jenë afro 20 grupe dhe SHKA, si dhe pesë rapsodë. Me kënaqësi e paralajmërojmë edhe ardhjen e solistëve të njohur si Shkurte Fejza, Istref Duraj, etj.”, ka thënë drejtori i Festivalit, Haziz Hodaj, gjatë një konference për shtyp. Ai ka sqaruar se në natën e hapjes do të paraqiten artistët e SHKA-së “Shota” dhe të SHKA-së “Malësori”, që njëkohësisht është edhe nikoqir i festivalit, derisa pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe tri grupe nga Maqedonia (një ndër ata edhe SHKA “Jahi Hasani” – Çegran,) tri nga Shqipëria dhe një nga Tuzi i Malit të Zi. Sipas tij, gjatë këtyre ditëve do të organizohen edhe dy panaire, njëra që u dedikohet prodhimeve të bukës dhe tjetra me fotografi të aktiviteteve të shoqatës nga Gjonaj, ndërkohë që do të promovohet edhe monografia “Jehon hasjanja e kulturës”. Edicioni i sivjetmë i këtij manifestimi është mbështetur edhe nga Komuna e Prizrenit, e cila ka dhënë 3 mijë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here