Home Gazetat Artikull nga gazeta Zhurnal (Burimet e Sharrit 2012)

Artikull nga gazeta Zhurnal (Burimet e Sharrit 2012)

341
0
SHARE
Sheshi i qytetit, “Iliria”në Tetovë, ditë më parë ishte arena kulturore e zhvillimit të festivalit të njëmbëdhjetë të folklorit të përpunuar “Burimet e Sharrit” 2012, festival i cili këtë vit iu dedikua 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar.
Performancat e grupeve artistike të ardhura nga Struga, Gostivari, Tetova, Shkupi, Kaçaniku dhe Drenasi, gjatë natës së 2 qershorit Tetovës i dhanë një atmosferë festive e cila vazhdoi gjerë në orët e para të mëngjesit. Me përfundimin e festivalit, festivalistët nuk mbetën vetëm me kaq. Ata  në hotel “Liraku” vazhduan me mbrëmjen gazmore, ku me këtë rast, Juria e  formuar nga  shtatë përfaqësuesit e grupeve artistike, shpalli dhe ndau rezultatet e garimit. Kështu, çmimi special  “Burimet e Sharrit” iu nda Ansamblit “Ibe Palikuqa” nga Shkupi, çmimi “Koreografia më e mirë”, i takoi Ansamblit “Karshiaka” nga Shkupi, çmimi  ”Margaritar i kulturës popullore”, iu nda  ansamblit “Shotë Galica” nga Drenasi, i Kosovës, pastaj çmimi  ”Ansambli më i kompletuar”, u shpall Ansambli “Gryka e Kaçanikut” nga Kaçaniku…

Ndërkohë, çmimi  “100 vjet shtet shqiptar”, i takoi ansamblit “Jahi Hasani”, nga Çegrani i Gostivarit, çmimi  “Mehmet Pashë Deralla”, kësaj radhe ngeli në Tetovë dhe iu nda Ansamblit “Burimet e Sharrit”, dhe çmimi  “Menada-valltare ilire” iu nda Ansamblit “Valët e Liqenit “ nga Ladorishta e Strugës. Ndryshe, organizimi i festivalit, edhe kësaj radhe u përkrah nga Kuvendi komunal i Tetovës dhe Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here