Home Festivalet Hapet Festivali “Këngë – Jeho 2012” në Strugë

Hapet Festivali “Këngë – Jeho 2012” në Strugë

322
0
SHARE
Hapet Festivali "Këngë - Jeho" në Strugë

Tradicionalisht, festivali fillon me parakalimin e shoqërive dhe ansambleve pjesëmarrëse, që edhe kësaj here nuk iu shmangën kësaj tradite. Pas  parakalimit të shoqërive pjesëmarrëse në natën e parë dhe atyre nga treva e Strugës, rrugëve të qytetit, valles së përbashkët në qendër të qytetit, që për kënaqësinë e artëdshësve dhe mysafirëve që aktualisht qëndrojnë për pushime, shoqëritë dhe ansamblet pjesëmarrëse në natën e parë u ngjitën në skenën e festivalit, në qendër të qytetit.
Pra programi i natës së parë u hap me paraqitjen e SHKA “Shpresa” nga Veleshta, që tashmë ka krijuar një simpati tek artdashësit, me programin e saj dhe pika bukur të realizuara koreografike.
Ansambli “Qendra kulturore” nga Librazhdi i Shqipërisë, vazhdoi programin me pikat e përzgjedhura të këngëve dhe valleve, për ti lënë radhën Ansamblit “Josip Rela” nga Podujeva e Kosovës.
SHKA, “Xheladin Zeqiri” nga Tetova, që ishte paraparë të jetë natën e parë të festivalit, për arsye të panjohura, nuk kanë ardhur në këtë festival dhe në vendin e tyre u inkuadruan anëtarët e Ansamblit të këngëve dhe valleve “Bursa” nga qyteti me të njëjtin emër nga Turqia, që janë pjesëmarrës edhe në Festivalin ballkanik në Ohër. 
Dueti koreografik nga Tropoja e vazhdoi programin, për ti lënë përmbylljen e kësaj mbrëmje të parë SHKA “Valët e Liqenit” nga Ladorishti.
Pos këtyre shoqërive e ansambleve, në skenë u paraqitën edhe Agim Poshka, Skifter Etemi dhe Eduard Sokoli.
Nesër, natën e dytë në program janë këto shoqëri dhe ansamble: “Besa” Dellogozhdë, “Jahi Hasani” Çegran-Gostivar, Ansambli Artistik “Kaltërsia”-Tiranë, Qendra Kulturore “Pjetër Gaci”-Shkodër dhe Ansambli “Zëri i Kosovës” nga Fushë Kosova, si dhe mysafirët e mbrëmjes: Enkeleda Arifi, Ysni Arifi, Arif Vladi, Besijana Memeti dhe Marie Lalçaj. (M.Latifi/INA)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here