Home Festivalet Folklori shqiptar “bashkohet” në Drenas

Folklori shqiptar “bashkohet” në Drenas

332
0
SHARE

 
Në Drenas, nga data 21 e deri 25 shtator, në Drenas do të organizohet festivali tradicional, Revista e folklorit burimor shqiptar”Drenasi 2010″. Ndërkaq bëhet e ditur se do të prezantohen 30 grupe artistike nga të gjitha trojet shqiptare, ndërsa për herë të parë do të prezantohet edhe grupi artistik i arbëreshëve të Italisë. Drejtor i këtij festivali është emëruar Sherif Krasniqi kurse drejtor artistik është zgjedhur Emir Dizdari nga Shqipëria. Ndërsa Shaqir Hasi, anëtar i këshillit, thotë se “gjatë korrikut kemi vizituar asamble të ndryshme, kemi bërë sugjerime se çka duhet të përgatisin për të bërë një përzgjedhje të saktë. Trevat tona janë të pasura me folklor duke pasur para sysh ritet e zakonet, këngët e ndryshme epike lirike, historike dhe shpresojmë që do të gjejnë material të bollshëm”, tha ai. Për drejtorin Sherif Krasniqi ka kaluar faza e parë e përzgjedhjes në terren, janë caktuar edhe grupet te cilëve ju kanë dorëzuar ftesat, ndërsa tani janë duke punuar për grupet ne Maqedoni dhe Kosovë. Ashtu si ndodh gjithmonë edhe ky festival ka probleme financiare sepse projekti i këtij festivali kushton afër 40 mijë euro, ndërsa Ministria ka dhënë 2500 euro ndërsa pjesa tjetër pritet te sigurohet prej donatorëve. Sipas tij ne ketë festival pritet me marrin pjesë afër 30 grupe nga Kosova Shqipëria, Mali i zi, Maqedonia,dhe arbëreshet e Italisë.
SHARE
Previous articleBajram 2010 (Jahi Hasani)
Next articleDrenas 2010

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here