Shoqëria Kulturo Artistike “Jahi Hasani”, ka arritur të ngadhënjen vendin e parë në festivalin e folklorit burimor të mbajtur në qytetin e Sveti Nikollës. “Ishte ky një kurorëzim i madh i kësaj pune të madhe që bëjnë këta artistë të mirëfilltë, dhe një përkushtim dhe një paraqitje impresionuese. Sigurisht juria profesionale e përbërë nga profesorë të Universiteti i Shtipit dhe ekspert të folklorit, me shumë meritë e ndanë këtë çmim për Shoqërinë “Jahi Hasani”, theksoi Zani Memedi kryetar i kësaj shoqërie. Drejtoresha e festivalit, Anastazija Sazdova gjatë ndarjes së çmimeve potencoi se Shoqëria Kulturo Artistike “Jahi Hasani”, me një performancë të shkëlqyer ishte më e mira në këtë edicion dhe juria ishte unanime, të gjitha votat shkuan për këtë shoqëri. “Unë pata favorit që në shfaqen e parë në skenë shoqërinë “Jahi Hasani. Folklori i paraqitur në skenë ishte tepër i bukur dhe nuk njihte kufij”, theksoi Sazdova. Në këtë festival që zgjati dy ditë kanë marr pjesë mbi 18 grupe, shoqëri dhe ansamble nga e gjithë Maqedoni, Bullgaria dhe Serbia.