Home Ftesa Oda Dibrane (29-30 Tetor 2010)

Oda Dibrane (29-30 Tetor 2010)

317
0
SHARE
Festivali Oda Dibrane ka nisur jetën e tij që në vitin 1994 në Peshkopi, Shqipëri dhe është kthyer tashme në një takim – tradite ku kjo e fundit pasqyrohej në një gjini krejt të veçantë, në atë të këngës dhe valles humoristike, ritit dhe al…egorisë.
Ky festival ka për qëllim të bashkojë artistë shqiptar ngado që ndodhen pavarësisht nga kufijtë me idenë që “Oda Dibrane” do të jetë mikpritëse e “ Odës Shqiptare”. Ky është një takim origjinal në llojin e vet i cili synon të rizgjojë vlerat e papërsëritshme të kulturës sonë në kuadrin edhe të turizmit kulturor. Në këtë festival paraqiten rite të lashta si dhe vegla karakteristike muzikore mbarëshqiptare.
Në ditët e Festivalit zhvillohen gjithashtu edhe biseda të ndryshme, ekspozita fotografike me motive folklorike, ekspozite e arteve figurative te piktoreve dibranë, vizita në monumente të kulturës së zonës, etj
Oda Dibrane në gjuhën popullore simbolizon dhomën e pritjes së mikut. Ajo është simbol i vatrës së besës e bujarisë, qëndresës e trimërisë shqiptare, ku bëheshin kuvende,ceremoni në raste gëzimesh e fatkeqësish, ku shpalosej mençuria dhe urtësia e këtij populli. Oda ka shërbyer ndërkohë edhe si vendi ku thureshin e merrnin udhë këngët e bukura epike e lirike, ku festohej e gëzohej, ku kumbonte kënga apo niste gjëma, ku pritej e përcillej miku i shtëpisë, ku përdoreshin fjalë të urta dhe dialogu alegorik. Në këtë “Odë”, fjala kishte peshë shumë të rëndë. Jo më kot thuhej se: kur të shkosh në “Odën e Dibrës” duhet të marrësh me vete “një metër, një kandar dhe një thikë me dy presa”.
jë metër, një kandar dhe një thikë me dy presa”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here