Home Aktivitete Kremtim i përbashkët i Fitër Bajramit

Kremtim i përbashkët i Fitër Bajramit

280
0
SHARE
Nën moton “Тë bashkuar festojmë Fitër Bajramin”, Zyra për implementim të projekteve në bashkëpunim me Ansamblin “Besa” dhe Shoqërinë “Jahi Hasani” organizoi Koncert festiv rastin e festës së Fitër Bajramit, që u mbajt të enjten në Qendrën për kulturë në Gostivar.
Koncerti filloi me ilahije, interpretuar nga kori i Bashkësisë islame në Gostivar, ndërsa vazhdoi me një program të begatshëm kulturor artistik me këngë dhe valle popullore shqiptare, performuar nga AKVP “Besa” – Gostivar dhe SHKA “Jahi Hasani ” – Çegran.
Për disponim të mirë të të pranishmëve të shumtë u kujdesën këngëtarë të shumtë të estradës muzikore shqiptare, ndër të cilët: Agim Poshka, Jetmir Rexhepi, Ylber Limani dhe Nebi Halili.
Të pranishëm në Koncertin festiv “Тë bashkuar festojmë Fitër Bajramin” ishin kryetari i komunës së Gostivarit prof.dr. Rufi Osmani me bashkëpunëtorët e tij, si dhe përfaqësues të Myftinisë së Gostivarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here